Disa vende europiane në kufi me Ukrainën po përgatiten tashmë për mbërritjen e refugjatëve që po i largohen pushtimit rus. Agjencia e OKB-së për refugjatët ka deklaruar se situata në Ukrainë po përkeqësohet me ritme të shpejta dhe u bëri thirrje vendeve fqinje që të mbajnë të hapur kufijtë për ukrainasit që kërkojnë një strehë të sigurt.