Partia Socialiste ka konkretizuar me një propozim ligjor nga Komisioni për Dezinformimin, i cili drejtohej nga deputeti Erion Braçe. PS prezantoi kështu në Komisionin e Ligjeve Strategjinë kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, për shkak se vendi është i ekspozuar ndaj rreziqeve të jashtme.