Marina turke njoftoi se që nga fundjava e kaluar ka çarmatosur disa mina detare që pluskonin në Detin e Zi. Një nga minat e neutralizuara gjendej në afërsi të Ngushticës së Bosforit, e cila për një kohë të shkurtër madje u mbyll për anijet e transportit. Edhe ushtria rumune njoftoi se ka neutralizuar në fillim të javës një mjet shpërthyes lundrues që kishin zbuluar peshkatarët në brigjet e vendit.