Krimi i dyfishtë që tronditi Tiranën mëngjesin e së enjtes, ka si prapavijë përplasjen për një pronë të dy vëllezërve që mbetën të vrarë, ku njëri kërkonte shitjen dhe tjetri nuk pranonte. Burimet pohojnë se nga marrja e dëshmive të të afërmve dhe verifikimit në regjistrat e denoncimit të policisë, nuk ka asnjë të dhënë që konflikti mes dy vëllezërve Lulzim dhe Vehap Cami të kenë pasur konflikte më parë.