Atentati në katër rrugët e Shijakut ende nuk është zbardhur, por policia ka disa pista hetimi. Ngjarja e mesditës së të shtunës, e pati zanafillën nga një automjet tip Golf V, që e ndoqi për disa metra dhe më pas personi i ulur ne sediljen e pasme të pasagjerit ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Orland Paplekajt. Paplekaj ka pohuar se ishte duke lëvizur me kamionçinën e punës me të cilën shpërndante bombola gazi.