Presidenti rus, Vladimir Putin ashpërsoi gjuhën ndaj udhëheqësve europianë, duke i quajtur ata derrkucë që dështuan të gjunjëzojnë Rusinë dhe do të vazhdojnë të dështojnë në objektivin e tyre. Duke folur në një takim vjetor me ministrinë e mbrojtjes, Putin tha se qëllimet e asaj që Moska e quan "operacion ushtarak special" do të përmbushen ‘pa kushte’ me ushtri, ose me diplomaci."Nëse ata nuk duan një diskutim thelbësor", tha ai, "atëherë Rusia do të çlirojë tokat e saj historike në fushën e betejës".