Danimarka tha se do të rrisë gadishmërinë e saj ushtarake duke dërguar edhe dy avionë të tjerë ushtarakë në një ishull në detin balltik për shkak të presionit të papranueshëm rus mbi Ukrainën. Komanda qendrore e mbrojtjes në danimarkë tha se do të përgatiste një bataljon luftimi me 700-800 ushtarë që do të jenë të gatshëm të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në operacionet e NATO-s nga një deri në pesë ditë.