Shumica e deputetëve të PS-së shmangën komentet në lidhje me arrestimin e Ilir Beqajt, me përjashtim të Nasip Naços dhe Erion Braçes. Që të dy ata e konsideruan çështje të drejtësisë, ndërsa Braçe shtoi edhe se ‘balanca e hetimeve’ është prishur, duke cituar se nuk ka të arrestuar në lidhje me Gërdecin dhe 21 Janarin.