Shtyhet rritja e pagave për disa kategori drejtuese të administratës publike. Komisioni i Ekonomisë në drejtimin e Eduard Shalsit, kërkoi më shumë kohë për t’u thelluar në diskutimet për rritjen e pagave dhe statusin e magjistratëve. Shkak u bënë edhe disa amendime, të cilat priten të depozitohen në Kuvend nga të dyja krahët e politikës.