Top News – Denoncimi në ‘Fiks Fare’/ Vorë, abuzim me fondin e tërmetit
28/09/2020 22:12

Astrit Gjoka është pronar i një trualli dhe ndërtimi të regjistruar në hipotekë, por banesa është zaptuar sipas tij nga dy vëllezërit Kepi, njëri ish kreplaku i Kodër Prezës, dhe tjetri punonjës i bashkisë Vorë. Banesa është dëmtuar nga tërmeti dhe dy vëllezërit pa asnjë titull pronësie kanë aplikuar për dëmet e banesës. Dëme që sipas bashkisë i përkasinë kategorisë D5, dhe vlera arrin deri në 50 milionë lekë të vjetra. Keshtu tregon per ‘Fiks Fare’, Astrit Gjoka, i cili zotëron certifikatën e pronësisë së truallit dhe kartelën e pasurisë ku është i përfshirë edhe ndërtimi. Sipasj tij, zotërinjtë që e kanë zaptuar kanë aplikuar për leje legalizimi, por u është pezulluar. Por mos pasja e asnjë lloj titulli pronësie mbi objektin nuk i ka penguar ata që të aplikojnë për dëme nga tërmeti pranë Bashkisë Vorë. Nga D2, që ishte në fillim sipas Astrit Gjokës, dhe që kishte vetëm meremetime që rregullohen me 2,5 milon lekë të vjetra, dëmtimet çuditërisht janë rivlerësuar si D5 ku dëmi shkon deri në 25 milion lekë të vjetra për secilin. Sipas tij policia dhe ASHK ku ai është ankuar i kanë nisur letra urgjent për kërkesë përgjegjëses, por ajo deri më sot nuk i është përgjigjur askujt. Ajo sipas tij refuzon ta takojë dhe dosjet që ai ka dorëzuar nuk gjenden në bashki. Përgjegjësja e rindërtimit e Bashkisë Vorë refuzon të marrë dokumentet e pronarit për dëmet e tërmetit dhe pranon aplikimet e dy personave zaptues të cilëve u është pezulluar leja e legalizimit dhe nuk gëzojnë asnjë titull pronësie. Fiksi u interesua pranë Bashkisë Vorë, por aty gazetares i mbyllej dera per te marre informacionin e kerkuar.

Top Channel/ ‘Nuk ka më kthim pas’, Rama: Kosova nuk mund të kthehet më në një fantazi serbe
10/11 19:03
Top News – ‘Zgjedhorja’, BE kërkon rezultate/Ambasadorja De Sousa takon bashkëkryetarët e Komisionit
10/11 18:57
Top Channel/ ‘Të gjitha prokurimet bëhen nga IA’, Rama: Inteligjenca artificiale është bekim për…
10/11 18:52
Top News-15 vite nga vrasja e Diana Kastratit/ Autori në arrati, shtyhet gjyqi ndaj Adnon Jasharit
10/11 18:49
Top Channel/ ‘Shpresoj që Be të shpëtojë prej vetvetes’,Rama: Shqipëria do jetë mirë, por…
10/11 18:48
Top Channel/ Shteti Bektashi?, Rama: Po punojmë për ta realizuar, fqinjët nuk i zgjedh dot, kemi…
10/11 18:40
Top Channel/ ‘Të gjitha prokurimet bëhen nga IA’, Rama: Inteligjenca artificiale është bekim për…
10/11 18:39
Top Channel/ ‘Dolëm si talebanë perëndimorë’, Rama: Shqiptarët të veçantë, historia jonë ndryshe…
10/11 18:36
Top Channel/ Protestat në Shqipëri, Rama nga Parisi: Kanë veçantitë e tyre, dallimi mes atyre që…
10/11 18:25
Top News- Avokati i Popullit pyetet për protestat/ PS kërkon qëndrim dënues ndaj dhunës mbi policinë
10/11 17:55
Top News – Miku i Durim Bamit kapet i armatosur. Tiranë, arrestohet me pistoletë me mulli 42-vjeçari
10/11 17:40
Top News- GJKKO i rrëzon 22 kërkesa , Beqaj: Gjykata nuk pyet për të drejtat e të akuzuarve
10/11 17:23
Top News – SPAK pyet Berishën për Irena Gjokën. Kryetari i PD thirret për kallëzimin ndaj gjyqtares
10/11 16:46
Top News- Noizy dëshmon në GjKKO për tritolin: E di kush e bëri, dinamiti shpërtheu natën e sherrit
10/11 16:44
Top Channel/Sterilizimi, Beqaj flet pas seancës në GJKKO: Gjykata vendosi shtyrjen e…
10/11 15:39
Top Channel/ Shtëpia 300-vjeçare e familjes Kraja në Shkodër rrezikon shembjen, kërkohet restaurim
10/11 15:34
Top News – Ulet nafta dhe benzina. Bordi cakton çmimet tavan, rënia me 2 lekë për litër
10/11 15:30
Top Channel/Për pazar në Prizren. Fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës
10/11 15:26
Top Channel/ “Dhjetë vite pa një godinë” kryetari i KLSH në komision për Buxhetin 2027
10/11 15:21
Top News – Paraburgimi, Strasburgu i jep të drejtë Belerit. Drejtësia shqiptare nuk argumentoi…
10/11 15:19