Ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se në zonën Markatomaj të Lezhës, si rezultat i përmbytjeve, uji po dëmton dhe varrezat e kësaj zone. "Varrezat në Markatomaj të Lezhës dje pasdite ishin nën pushtetin e ujit! Banorët e zonës të irrituar nga kjo gjendje e pajustifikueshme kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme në sistemimin e ujërave me rrjedhje malore", shkruan Metaliaj.