Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u paraqit këtë të premte në ambientet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Në dalje nga SPAK, numri 2 PD, sqaroi se ishte thirrur për të dëshmuar për atë që PD i konsideron si krime elektorale, lidhur me hetimet që Struktura e Posaçme po zhvillon.