Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim në favor të Rusisë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi gjithashtu që biznesmeni Deimantas Bertauskas, i cili dëshmoi kundër Paleckisit, të mos ndiqet penalisht. Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Paleckis dhe një numër i paspecifikuar i shtetasve të tjerë lituanezë kanë mbledhur informacione për inteligjencën ruse, në periudhën kohore midis shkurtit 2017 dhe tetorit 2018.