Top News- Dënohet kryebashkiakja ‘spiune’ e Kinës, Filipinet nuk e kursejnë mashtruesen
20/11/2025 14:58

Një ish-kryebashkiake nga Filipinet, e cila u akuzua për spiunazh për Kinën, është shpallur fajtore për trafikim qeniesh njerëzore. Të enjten, ajo dhe tre të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm dhe një gjobë prej 2 milionë pesos. Rasti i Alice Guo ka përfshirë Filipinet për vite me radhë në një debat të madh, pasi autoritetet zbuluan një nga qendrat më të mëdha të mashtrimit në vend në qytetin e saj të vogël Bamban. Rreth 800 filipinas dhe të huaj u shpëtuan mnga qendra e mashtrimit pas një bastisjeje. 35-vjeçarja, e cila u arrestua vitin e kaluar pasi qëndroi në arrati për javë të tëra, i ka mohuar të gjitha akuzat kundër saj. Nuk është ende e qartë nëse ajo mund të apelojë vendimin e dhënë. Ka ende pesë raste në vazhdim kundër Guo-s, që po hetohen përfshirë një ku ajo është akuzuar për pastrim parash. Në vitin 2022, Guo u zgjodh kryebashkiake e Bambanit, në veri të kryeqytetit Manila. Banorët e Bambanit i thanë më parë BBC-së se ajo shihej si një udhëheqëse e kujdesshme dhe empatike. Por në vitin 2024, qyteti i qetë u vu në qendër të vëmendjes kombëtare pasi autoritetet zbuluan atje kazinotë online në shërbi të kientëve nga Kina. Fillimisht, Guo mohoi të kishte dijeni për kompleksin, por një hetim i senatit që pasoi vuri në dyshim paaftësinë e saj për të zbuluar qendrën prej tetë hektarësh që ndodhej pranë zyrës së saj. Më vonë doli se kompleksi - i cili përmbante 36 ndërtesa - ishte ndërtuar në tokë që Guo e zotëronte më parë. Ata gjetën gjithashtu mospërputhje në historinë e jetës së saj - ajo nuk kishte lindur në Filipine, siç kishte pretenduar, por kishte emigruar nga Kina me familjen e saj kur ishte adoleshente. Deputetët më vonë zbuluan se gjurmët e gishtërinjve të saj përputheshin me ato të një shtetaseje kineze të quajtur Guo Hua Ping. Ajo u shkarkua shpejt nga detyra. Dhe ndërsa dolën në dritë më shumë detaje rreth çështjes, ajo u zhduk në korrik 2024, duke nxitur një operacion ndërkombëtar në katër vende për ta rikthyer atë.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB