Top News – Dënim nëse ofendon presidentin / Turqisë i kërkohet ndryshimi i ligjit
19/10/2021 16:06

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, i ka bërë thirrje Turqisë që të ndryshojë ligjin për ofendim të presidentit, nën të cilin janë gjykuar mijëra persona. Sipas kësaj Gjykate, ndëshkimi nën këtë ligj përbën shkelje të së drejtës për liri të shprehjes. Vedat Sorli është dënuar me 11 muaj burgim më 2017, për shkak të një karikature të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilën e ka shpërndarë në Facebook, bashkë me komente tjera satirike dhe kritike. Gjykata ka thënë se nuk ka pasur arsyetim për ndalimin e tij apo sanksionimin penal. “Një sanksion i tillë ka pasur ndikim në gatishmërinë e një personi për të shprehur pikëpamjet e tij në çështje të interesit publik”, është thënë në vendim. Mijëra persona janë dënuar për ofendim të Erdoganit, prej kur ai ka kaluar nga zyra e kryeministrit, në atë të presidentit. Prej vitit 2014, kur ai është bërë president, kanë nisur mbi 160,000 hetime për ofendime kundër Erdoganit, dhe mbi 12,000 persona janë dënuar. Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, ka thënë se ligji për ofendim të presidentit, i ofron kreut të shtetit një status të privilegjuar rreth informacionit dhe opinionit për të. Ajo ka thënë se ligji duhet të ndryshohet për t’u siguruar që njerëzit të jenë të lirë për të folur hapur rreth ideve të tyre

Top News-Biden, strategji e re për pandeminë/Doza përforcuese për të gjithë amerikanët
02/12 23:20
Top Channel/ Bishti i gjetur i dinosaurit mahnit komunitetin shkencor në Kili
02/12 21:52
Top Channel/ Presidenti i Afrikës së Jugut dënon masat e pandemisë si ‘aparteid shëndetësor’
02/12 21:42
Top Channel/ Papa Françesku nxit dialog për të shëruar ‘ndarjen e tmerrshme’ teksa viziton Qipron
02/12 21:42
Top Channel/ Ushtria e Ugandës hyn në RD Kongo për të luftuar rebelët ADF
02/12 21:38
Top Channel/ Omikron në Britani, para Afrikës/ U zbulua në Skoci më 20 nëntor
02/12 19:33
Top News-Prag lufte në Evropë…!/SHBA do vendosë raketa me rreze të mesme në kontinent
02/12 19:28
Top News-Paralajmërimi amerikan për Moskën/Blinken dhe Lavrov, asnjë dakordësi për Ukrainën
02/12 19:28
Top Channel/ Shkencëtarët zbulojnë arsyen: Përse krijohen mpiksje gjaku nga vaksina!
02/12 15:52
Top Channel/ “Omicron” zbulohet edhe në Greqi. Shkencëtarët: Mund të mbyllë pandeminë
02/12 15:23
Top News- Të dyshuar për spiunazh/ Shërbimi sekret rus arreston 3 ukrainas
02/12 15:09
Top Channel/”Nuk e shkrepa këmbëzën”, aktori flet për herë të parë: Nuk e di si doli plumbi!
02/12 14:36
Top Channel/Bjellorusia, armë atomike nga Moska: NATO, gati bombat bërthamore nga baza në Gjermani!
02/12 14:16
Top News-Qyteza që po çudit të gjithë botën!/Itali, e vaksinuar 100 për qind me të dy dozat
02/12 13:34
Top Channel/KE “shuplakë” Kinës për Ballkanin, jep 300 miliardë euro për rajonin!
02/12 13:32
Top News – Shqiptarët e bandës së lulishteve/ Dy të arrestuar në Itali, ‘sekser’ një maroken
02/12 13:26
Top Channel/Ç`po përgatitet në Ballkan; Britania nxjerr “artilerinë”e rëndë për rajonin!
02/12 12:15
Top Channel/ Shefi i Pfizer: Vaksinimi anti-Covid, do të bëhet i përvitshëm!
02/12 11:44
Top Channel/ “Omicron, një dhuratë Krishtlindjesh”, shkencëtarët: Mund të mbyllë pandeminë!
02/12 11:41
Top Channel/ Vuçiç, “i tmerruar nga të vetët”- “Asgjë pa u konsultuar me popullin”!
02/12 11:22