Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, të cilat janë mushkëria e vetme e rreth 1 milionë banorëve, po “kafshohet” nga ndërtuesi, Pandeli Carapuli. Ndërtime shumëkatëshe, por edhe komplekse në sipërfaqe të mëdha, po mbijnë përditë në kurorën e gjelbër të kryeqytetit, e cila po betonizohet me ritme të shpejta.