Opozita e konsideron mashtrim të radhës premtimin e Edi Ramës për të dëmshpërblyer plotësisht familjet e prekura nga zjarret. Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se garancia e vetem për qytetarët e prekur nga fatkeqësia është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Vlerësimet paraprake të autoriteteve flasin për mbi 200 shtëpi të dëmtuara nga zjarret, 40 prej të cilave të djegura totalisht dhe rreth 4 mijë kokë bagëti të ngordhura. Epiqendra e flakëve ishte zona e Skënderbegasit në Gramsh dhe Bashkia e Delvinës.