11 qershori pritet të jetë data kur debate për vulën dhe logon e Partisë Demokratike, do të marrë drejtim. Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 11 qershorin në orën 10:00 si datën kur do të rinisë sërish gjykimin e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike që është kthyer në fushë beteje mes grupit të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.