Finalizohet operacioni policor i koduar “Dëmi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë. Një 35 vjeccar grabiti me dhunë, xhiron ditore të një biznesi, por brenda pak orësh u identifikua dhe u vu në pranga. Pas këtij krimi, policia zbardhi edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve në markete të ndryshme, në qarkun e Durrësit, duke arrestuar dhe një 30-vjeçar.