Vlerësimi në terren i dëmeve të shkaktuara nga flakët në fshatrat e Bashkisë së Gramshit do të nisë ditën e hënë. Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Ilir Bejtja ka nxjerrë urdhrin për ngritjen e grupeve të punës, ku vecc specialistëve të Bashkisë së Gramshit, do të angazhohen edhe specialistët e pesë bashkive të tjera të këtij qyteti. Tetë grupe pune të përbëra nga inxhinierë, topografë, veterinerë dhe agronomë do të shpërndahen nëpër fshatrat e njësisë administrative Skënderbegas, ku flakët dogjën dhjetëra banesa dhe hektarë tokë.