Teksa po ktheheshin nga ishulli i Sazanit, turistët në një gomone janë mahnitur nga bukuria e krijesave në gjirin e Vlorës. Delfinët karakteristikë për këtë stinë në detin e Vlorës kanë dhuruar spektakël përpara tyre. Një familje delfinësh e cila po lundronte njëkohësisht me gomonen në fjalë ka kërcyer pak metra larg tyre. Pasagjerët në varkë, mes tyre dhe të huaj suprizohen nga kërcimet e tyre teksa dëgjohen në video edhe fjalët që ata shprehin duke u ndierë të mahnitur nga bukuria e tyre.