Dalja përfundimtare nga sistemi i drejtësisë. Ky është fundi i karrierës së prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj. KPA vendosi sot pranimin e kërkesës së ndërkombëtarëve dhe Komisionerit Publik duke zhbërë kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasivitet në hetimin e çështjeve sensitive si ato të drogës, sjellje gjyqësore jo të denjë, pasuri jo të justifikuar, mangësi profesionale, cenim i besimit te publikut te sistemi i drejtësisë. Këto ishin disa nga argumentimet nga trupi gjykues.