Top News – Deklaratat e Vuçiç/ Beogradi, reagime histerike në Kosovë
13/11/2020 10:55

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i cilësoi si “histerike” reagimet e autoriteteve të Kosovës ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt nëse përpjekjet për paqe dështojnë. Vucic deklaroi se zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut, në të kundërtën, sipas tij, mund të ndodhë ndonjë konflikt i llojit të Nagorni Karabakut. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që Bashkimi Europian dhe NATO-ja të reagojnë ndaj “kërcënimit” të Vuçicit për “luftë të dhunshme”. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se komentet e presidentit serb nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.“Kosova nuk është as Nagorni Karabak, as konflikt i ngrirë”, tha në anën tjetër Ministria e Jashtme e Kosovës, duke shtuar se “krahasimet e qëllimshme të Vuçicit tregojnë qartazi qëllimin për destabilizim dhe krijimin e tensioneve të reja në rajonin e Ballkanit”. Edhe ministri i diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, e konsideroi deklaratën të papërgjegjshme. Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, u shpreh se mesazhi kryesor I kreut të shtetit serb ishte se për Serbinë dhe popullin serb, “paqja është më e rëndësishmja”.“Nëse përfaqësuesit shqiptarë në Prishtinë janë njësoj të interesuar për paqe, ata duhet ta mirëpresin dhe mbështesin një angazhim të tillë nga Beogradi”, tha Petkovic.

Top News-Nga një GTA 6 për pensionistët/Mitsotakis njofton shpërblimin e fundvitit për të moshuarit
20/11 18:27
Top News-Studentët serbë përplasen me BE / Shkak plani për rishqyrtimin e marrëveshjeve me Kosovën
20/11 13:39
Top Channel/ Bosnja i ndalon hyrjen Radoicicit: “Mund të jetë larguar drejt Rusisë”!
20/11 12:18
Top Channel/ Parlamenti serb e nis me Kosovën/ Bakić përplaset me Vuçiçin: Çfarë ndodhi me…
20/11 12:18
Top News – Studentët zgjedhin Aleksandër Çupiç/Serbi, një profesor transporti në krye të parlamentit
19/11 15:23
Top News – Të djathtët ‘dëbojnë’ Vuçiç. Partitë Popullore diskutojnë pezullimin e partisë së tij
19/11 12:10
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Gati për dialog me Listën Studentore/ Koalicioni Shqiptar s’heq dorë nga kërkesat
18/11 19:00
Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35