Ambasada e SHBA-së ka mbështetur reagimin e Këshillit të Lartë i Prokurorisë, pas sulmeve që janë bërë kundrejt SPAK-ut. Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada shprehet se mbështet dënimin që KPL i bëri këtyre sulmeve dhe shprehet se qëndron krah profesionistëve të drejtësisë që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.