Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ do të mirëpresë këtë të hënë, më shumë se 1700 studentë, të cilët i bashkohen për herë të parë auditorëve akademikë. Degët më të preferuara nga studentët e vitit të parë të studimeve bachelor, rezultojnë të jenë infermieria, fizioterapia, financë-kontabiliteti dhe teknologjia.