Në situatën kur reshjet e dendura të borës, shoqëruar edhe me erë të fortë kanë mbuluar gjithë vendin, Autoriteti Rrugor Shqiptar, u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, të tregojnë kujdes pas përkeqësimit të motit, duke bërë të ditur se kontraktorët e mirëmbajtjes së rrjetit rrugor kombëtar janë në terren me forca të shtuara me mjete, staf dhe materiale kripë, që gjatë natës së kaluar e gjatë ditës pa pushim.