Reshjet e dendura të dëborës vijojnë në qarkun e Kukësit, teksa vështirësi në qarkullim ka edhe në rrugën e Kombit, ku në anën e Kosovës është krijuar radhë e gjatë dhe trafik automjetesh për shkak të vështirësisë së lëvizjes në rrugë. Ndërkohë, dhjetëra fshatra në Qarkun e Kukësit raportojnë mungesë të energjisë elektrike, ndërsa rrugët janë bllokuar në disa njësi të thella administrative, në Kukës, Has dhe Tropojë.