Reshjet e dëborës me intensitet të lartë në Qarkun e Kukësit dhe pranë kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit. Në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, që është vijim i Rrugës së Kombit në territorin e Kosovës dëbora ka arritur trashësi disa centimetra. Situata është më problematike sidomos në fshatin Zhurë, ku disa automjete u bllokuan.