Reshje të dendura të dëborës kanë përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet janë shoqëruar me temperature që kanë zbritur disa gradë nën zero, si në qytetin e Peshkopisë, ashtu edhe në zonat rurale, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim në rrugët nacionale dhe ato rurale. Akset Bulqizë-Tiranë dhe Bulqizë-Peshkopi kalohen me vështësi për shkak edhe të ngricave dhe erës së fortë kryesisht në segmentin Qafë e Buallit-Fushë Bulqizë. Me vështërsi kalohet edhe në aksin Qafë e Buallit-Krastë ndërsa paraprakisht janë raportuar probleme me qarkullimin edhe në shumë rrugë rurale të njësive të Bashkisë Peshkopi, Bulqizë, Klos dhe Mat. Autoritetet bëjnë thirrje për përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve në pjesën më të madhe të akseve.