Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajtën një qëndrim plotësisht kundër idesë së hedhur nga Izraeli, për zhvendosjen e palestinezëve jashtë Rripit të Gazës. Nëpërmjet të dërgurit special për çështjet humanitare në Lindjen e Mesme, David Satterfield, SHBA-të theksuan se kërkojnë që edhe palestinezët e zhvendosur në pjesën jugore të enklavës, te rikthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre në veri të Gazës.