Departamenti Amerikan i Shteti ka përditësuar të dhënat për investimet e huaja në Shqipëri për vitin 2023, ndërsa nënvizon disa problematika që shqetësojnë sot vendin. E mes këtyre problematikave renditet korrupsioni, që sipas DASHka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim. “Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri,” thuhet në raportin e DASH.