Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim draft-strategjinë, ku ndër të tjera thuhet se me përjashtim të kanabisit, ku Shqipëria është vend origjine, në kategoritë e tjera të lëndëve narkotike duke përmendur këtu lëndët e heroinës dhe kokainës, Shqipëria rezulton si vend tranzit. Sasitë e lëndëve narkotike të destinuara për tregun e brendshëm, theksohet në draft, janë të vogla dhe pjesa më e madhe kalon tranzit nëpër territorin e Shqipërisë, me destinacion kryesor vendet e BE.