Një pasagjer ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një dallgë monstër goditi anijen e tyre krocierë gjatë një stuhie, më herët këtë javë. Pasagjerët po bënin një udhëtim turistik në arktik, në bordin e krocerës Viking Polaris, kur anija e stërmadhe u godit nga një stuhi ndërsa po lundronte drejt Ushuaias, në argjentinë, mbrëmjen e të martës.