Top News – Dalin emrat e dy të dyshuarve si vrasës/Vëllezërit në pranga për krimin në Fushë Krujë
22/10/2022 18:33

Është zbardhur vrasja e Indrit Ndojit në Fushë-Krujë, i cili gjeti vdekjen pas një sherri për motive banale me dy vëllezër. Bëhet fjalë për shtetasit Sajmir Miri dhe Landi Miri, të cilët kanë qëlluar me kaçavidë viktimën, pas një sherri të çastit, duke i shkaktuar atij një gjakderdhje që e çoi në vdekje. Policia ka arrestuar dy vëllezërit të moshës 38 dhe 18 vjeç, pasi ka arritur të mbledhë provat e nevojshme në vendin e ngjarjes, por edhe në shtëpinë e tyre, që i implikon në këtë krim. Sipas njoftimit të policisë, 34-vjeçari ka qenë në masën “arrest shtëpie”, kur ka dalë në rrugë dhe është konfliktuar me dy vëllezërit. Të premten, Indrit Ndoj u gjet i pajetë në kanal pranë shtëpisë së prindërve në lagjen “Bakushe Visha”, ndërsa vetë viktima jetonte në një banesë në Hasan. Ai ishte emër I njohur për drejtësinë, pasi në vitin 2021 u kap me 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar transport drejt Kosovës kundrejt një shume monetare. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vrasja", e kryer në bashkëpunim.

Top Channel/ “Ndërtimet pa leje do prishen”, Koçiu: Ndëshkim edhe për zyrtarët abuzues
07/11 15:27
Top Channel/ Programi i Diagnostikimit, Sala: Lidhim kujdesin parësor me atë dytësor e terciar
07/11 15:15
Top News – Përdori ‘lehni’ në seancë. PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës me 10 ditë
07/11 15:05
Top News – Deri në 60 ditë jashtë. PS zyrtarizon kërkesën për përjashtimin e Berishës
07/11 14:54
Top News – Veliaj reagon për herë të parë: ‘Kushtetuesja i ktheu mandatin popullit të Tiranës’
07/11 14:37
Top News – ‘Ligji nuk krijon gjini të reja’. Deputetja e PS sqaron ‘përkatësinë e shumëfishtë’
07/11 14:23
Top News- Policia plan masash për zgjedhjet/ Mbi 600 efektivë në terren për mbrojtjen e votave
07/11 13:57
Top News- Polici rrahu qytetarin/ AMP e arreston në flagrancë bashkë me të atin
07/11 13:57
Top Channel/ Nisin ditët me shi, edhe temperaturat do të vazhdojnë të ulen
07/11 12:42
Top Channel/ Myftinia “përplaset” me Bashkinë, ndalon punimet në perimetrin e xhamisë së Parrucës
07/11 12:16
Top Channel/ 612 policë në zgjedhje, do të angazhohen për të siguruar votimet në 5 bashki
07/11 12:15
Top News- Rama mbledh kandidatët e PS/ Mersini e Vlorës- Sfidë të jem pjesë e ndryshimit
07/11 12:13
Top News – ‘Humbëm betejën, vijojmë luftën’. Kundërshtimi i ligjit për barazinë gjinore do të vijojë
07/11 11:49
Top News – ‘Lironi Erion Veliajn’. Rama thirrje Gjykatës Kushtetuese: Tirana duhet drejtuar
07/11 11:33
Top News – Zgjedhjet në 5 bashki, në Podacast me Ramën, kandidatët e Partisë Socialiste
07/11 11:31
Top News- Kandidati i PD në Vlorë socialist? Bruna Mersini flet për kundështarët e saj në zgjedhje
07/11 11:31
Top News- Kandidatët e Ramës “qeshin” me kundërshtarët/ ‘PD, hall kujt t’ia lërë humbjen në derë’
07/11 11:30
Top News- “Kam sfida, por besoj tek vetja dhe stafi”, Mersini: Duhet strategji për Vlorën
07/11 11:30
Top News- Rama analizë për zgjedhjet me kandidatët: Balta që vjen pas fitores për syrin e keq
07/11 11:30
Top News- Kreu i rrjetit të trafikut të kokainës/ Gjykata e Lartë rrëzon dënimin për Domart Konjarin
07/11 11:09
BILETA Portokalli - Bileta