Historia e asaj strukture që sot njihet me emrin RENEA ka nisur pikërisht në vitin 1982, kur Shqipëria ishte ende në sistemin diktatorial. Asokohe do të quhej Batalioni 326 i Ministrisë së Brendshme që do të kishte si fillim detyra kryesisht antidemonstratë. Puna e tyre më e zakonshme ishte ruajtja e qetësisë nëpër stadiume, ku edhe për shkak të varfërisë që karakterizonte kohën tifozët ishin bërë më të dhunshëm e të rrezikshëm.