Vullkani Cumbre Vieja në ishujt Kanarie të Spanjës, ka tani edhe dy carje të reja me autoritetet që kanë raportuar aktivitet intensiv në zonë. Carjet e reja, rreth 15 metra larg, kanë lëshuar shatërvanë llave të kuqe dhe shkëmbinj drejt detit, paralelisht me një rrjedhë të mëparshme që e arriti oqeanin Atlantik më herët këtë javë. Vullkani Cumbre Vieja, ështe shumë më agresiv kur kanë kaluar thuajse dy javë nga shpërtyhimi i tij – thonë zyrtarët. Gjatë natës shkencëtarët regjistruan edhe tetë tërmete të reja me manjitudë deri në 3.5.