Bojkoti i avokatëve kundër rregullores së GJKKO-së që ndalon celularët në sallat e gjykimit ka sjellë shtyrjen e radhës të seancës në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë, duke bërë që procesi gjyqësor të lihet për më 27 tetor. Teksa avokatët vijojnë bojkotin, gjykata ka caktuar avokatë kryesisht, por duke qenë se Dhoma e Avokatisë e ka tërhequr listën e avokatëve kryesisht, avokatët do të caktohen nga ndihma juridike falas që ka Ministria e Drejtësisë. Lidhur me ngërçin që po krijohet nga bojkoti i avokatëve, për këtë proces gjyqësor në ngarkim të Veliajt dhe të panderhurve të tjerë, prokurori Altin Dumani kërkoi që të shihet mundësia që procesi të vijojë pa mbrojtje.