USAID dhe UNICEF po punojnë së bashku për t'i mbajtur nënat dhe fëmijët shqiptarë të sigurt gjatë pandemisë COVID-19. Me mbështetjen e USAID-it, UNICEF trainoi 25mjekë neonatologë dhe infermierë, nga 12 spitale rajonalë, në praktikat kryesore për parandalimin e infeksionit dhe kontrollin në objektet shëndetësore, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Departamentin e Neonatologjisë në Shkollën e Mjekësisë. Lajmi jepet nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Këto trajnime virtuale do të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të të porsalindurve në Shqipëri nga COVID-19.