Numri i të infektuarve me covid-19 ka shënuar sërish rënie në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë. Shifra e të infektuarve në 24 orët e fundit është sa gjysma e atyre që u raportuan dje, ku ishin 238 raste të reja. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të infeksioneve, e ndjekur nga Fieri. Ndërkohë, janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.", njofton ministria.