Shkonë në mbi 700 mijë numri i viktimave të Covid-19 në SHBA teksa vendi përballet me një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Delta dhe refuzimi i miliona amerikanëve për t'u vaksinuar. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se 100,000 vdekjet e fundit u regjistruan vetëm në 3 muaj e gjysëm dhe vijnë në një kohë kur vaksinat ishin në dispozicion për cilindo mbi moshën 12 vjeç që i dëshironte ato.