Situata pandemike e krijuar nga koronavirusi krijoi edhe një ‘ngërç’ në sistemin arsimor me zhvillimin e kurikulës mësimore nëpërmjet portaleve shkollore. Përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend, rrit mundësinë për lehtësimin e masave anticovid dhe zhvillimi sa më normalisht të mësimit në vitin pasardhës shkollor. Megjithatë vendimet e komitetit teknik të ekspertëve do të japin edhe verdiktin përfundimtar mbi mënyrën e zhvillimit të mësimit në vitin shkollor 2021-2022.