Pasi mundi për 30 vite t’i shmangej kapjes, ndërkohë që vazhdonte të drejtonte shumë nga punët e mafies, ai u arrestua të hënën në një klinikë në Palermo, ku po trajtohej me kimioterapi. Të martën ai u dërgua në një burg të sigurisë së lartë, megjithatë kapja e tij nuk pritet të sjellë zhdukjen e Cosa Nostra-s, falë rrënjëve dhe rregullave më shumë se një shekullore të grupit kriminal.