Disa biznese në vend janë përballur me këste tepër të larta të tatim-fitimit gjatë muajve të parë të këtij viti, për shkak të një problemi teknik në sistemin e administratës tatimore. Sipas të dhënave, një subjekt ka marrë për muajin mars një këst prej rreth 1.69 milionë lekësh, ndërkohë që për muajt janar dhe shkurt kishte paguar vetëm rreth 166 mijë lekë në muaj. Ndërkohë, administrata tatimore ka konfirmuar se bëhet fjalë për një problem teknik të konstatuar në sistem, i cili po trajtohet nga Departamenti i Teknologjisë së Informacionit, në një kohë që rreth 450 tatimpagues janë prekur nga kjo situatë.