E vendosur në brigjet e Adriatikut dhe Jonit midis Greqisë dhe Malit të Zi, është për t'u habitur që Shqipëria nuk ishte më parë e popullarizuar si një destinacion turistik. Me këto fjalë e përshkruan Shqipërinë mes 24 destiancioneve turistike që duhen vizituar këtë vit, televizoni amerikan, CNN. Por çmimet e ulëta, thotë CNN, kanë parë një lulëzim të turizmit gjatë viteve të fundit – aq shumë sa në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën nëpër Adriatikun për pushimet e tyre të volitshme verore.