Top News – Shqipërisë po i ikin të rinjtë / Mbi 60 për qind e të larguarve janë nën 35 vjeç
02/03/2026 11:15

Largimi i të rinjve është kthyer në fenomen tejet shqetësues për Shqipërinë, pasi sipas të dhënave të Eurostat, vetëm gjatë vitit 2024 emigruan drejt vendeve të Bashkimit Europian rreth 44 mijë shqiptarë. Pas pandemisë, në periudhën 2021–2024, nga vendi janë larguar të paktën 180 mijë persona, pa përfshirë Greqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, teksa grupmosha 25–29 vjeç përbën peshën më të madhe të emigrantëve, i ndjekur nga mosha 30–34 vjeç. Po ashtu vihet re edhe largimi i familjeve të reja me fëmijë, ku grupmosha nën 15 vjeç përbën gati 18% të të larguarve, duke thelluar më tej krizën demografike. Si pasojë e kësaj vale të ndjeshme emigrimi, popullsia shqiptare po plaket me ritme shumë më të shpejta se mesatarja europiane, duke bërë që mosha mesatare të arrijë në 44.3 vjeç në vitin 2025, nga 34.7 vjeç që ishte 10 vite më parë, sipas Revistës Monitor. Shqetësim mbetet dhe rënia e numrit të lindjeve, teksa shifrat tregojnë se nga mbi 82 mijë në fillim të viteve ’90, lindjet kanë rënë në rreth 21 mijë në 2025, një rënie prej 74%. Po ashtu, numri i atyre që largohen vijon të jetë më shumë se dyfishi i atyre që kthehen, duke e vendosur vendin përballë një prej sfidave më të rënda demografike në historinë e tij moderne.

Top News-Rama prezanton ‘Pasqyrë Albania’/Dritarja e re e transparencës dhe komunikimit me qytetarët
01/11 16:49
Top News- ‘Kutia me euro në vilën luksoze’/ Bardhi mesazh SPAK: Pse nuk arrestohet Balluku?
01/11 15:24
Top Channel/ Alarmohen bizneset në Durrës/ Turizmi dhe fasonët kundër paketës fiskale: E rrezikshme,
01/11 15:10
Top Channel/ Berisha akuza grupit që refuzoi PD/ Reagon për protestën dhe kritikon paketën fiskale
01/11 14:54
Top Channel/Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/Bënë simbolin e shqiponjës, shoqërohen në komisariat
01/11 14:51
Top Channel/ Rama: Administrata do monitorohet/ “Pasqyrë Albania”, shteti në sytë e qytetarëve
01/11 14:45
Top News- Bën shqiponjën në Mal të Zi! Skandal, arrestohen 4 gjimnazistë nga Durrësi
01/11 14:41
Top Channel/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit, “Pasqyrë Albania” reflektim për protestën
01/11 14:22
Top News- Katër vjedhje në katër ditë, kapet “skifteri” i bizneseve në Durrës
01/11 12:36
Top News- Avokati i Popullit reagon për protestën: Të verifikohet përdorimi i forcës nga policia
01/11 12:32
Top News- Tronditet Tufina, tritol dyqanit të luleve, çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit?
01/11 12:25
Top Channel/ Lushnjë, kërkohet markë për vajin/ Fermerët: Duhet të bashkohemi për ta eksportuar
01/11 12:25
Top Channel/ Dhuna në protestë, momenti kur policia sekuestron molotovët dhe mjetet e paligjshme
01/11 12:24
Top Channel/ Thatësira pakësoi gështenjat/ Eksportuesit kërkojnë mbështetje për plantacionet
01/11 12:23
Top Channel/ Liqenit të Kukësit i dalin rrënojat/ Situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës
01/11 12:22
Top Channel/ Garda kërkon rritje page/ Sindikata, apel Ministrisë së Financave: Jemi lënë në harresë
01/11 12:21
Top Channel/ Rriten divorcet në Gjirokastër/ Në 9 muaj, 108 çifte zgjedhin t’i japin fund martesës
01/11 12:18
Top Channel/ Dëmtimet e shtyllës kurrizore/ Shtohen rastet, Olldashi: 40 pacientë pësojnë paralizë
01/11 12:16
Top Channel/ Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/ Bënë shqiponjën, përfundojnë në komisariat
01/11 12:15
Top Channel/ Protesta, 6 të arrestuar/ Për herë të parë akuza për “vrasje në tentativë të policit”
01/11 12:01