Rritja e vazhdueshme e çmimeve ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë, e cila në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit Mbykëqyrës, ka vendosur të rritë me 0.5 pikë përqindje normën bazë të interesit. Kësisoj norma bazë e interesit shkon në 1.75% nga 1.25% që ishte deri më tani. Lajmi u bë publik nga vetë Guvernatori Gent Sejko, I cili u shpreh se kjo masë u mor për të frenuar rritjen e çmimeve përtej objektivit të inflacionit prej 3%.