Një sasi e konsiderueshme fikëse zjarri janë magazinuar në selinë e Partisë Demokratike, si shenjë e përgatitjes për mbrojtje, në rast të një proteste tjetër, me qëllim marrjen e selisë nga ata që janë deklaruar mbështetës të Berishës. Sikurse e tregojnë pamjet filmike, fikëset e zjarrit janë vendosur në katin e dytë të godinës.