Rajoni veriperëndimor i Italisë, Liguria, është goditur nga përmbytje dhe rrëshqitje dheu pasi shiu i rrëmbyeshëm bëri që disa lumenj të tejmbusheshin dhe të dilnin nga shtrati. Lumi Letimbro, që përshkon qytetin e Savonës, u shndërrua në një rrjedhë të tërbuar, me ujin e përzierë me baltë dhe mbetje që merrte me vete gjithcka që i dilte para.