Top News – Çmenden edhe të huajt… Me shpejtësi skëterre në rrugët e Shqipërisë
07/07/2021 19:34

Edhe qytetarë të ardhur nga vende të tjera shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Të tilla kanë qenë rastet kur policia ka ndaluar mjete që ecnin në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan me shpejtësi nga 166 në 200 km në orë. Dy drejtues mjetesh nga maqedonia e veriut u konstatuan duke qarkulluar me shpejtësi 166 km në orë ndërsa një shtetas nga kosova po e drejtonte mjetin e tij me shpejtësi 200 km në orë. Ndërkohë që një shtetas shqiptar, por rezident në gjermani, u ndalua në rrugën Fier-Vlorë, ku po e drejtonte mjetin me 186 km në orë. Të gjitha këto detaje vijnë nga raportimi më i fundit i policisë rrugore, e cila po vijon kontrollet në rrugët e vendit për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në këtë kuadër, është parandaluar sipas raportit edhe një aksident rrugor, pasi në laprakë u ndalua një 21 vjecar, i pa pajisur me leje drejtimi, që kryente manovra të rrezikshme duke terrorizuar kalimtarët. Ai u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe është ndëshkuar me gjobë për manovra të rrezikshme në rrugë. Por nuk mbaron me kaq, edhe 10 drejtues të tjerë mjetesh janë arrestuar në flagrancë, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Policia njofton edhe se ka pezulluar 45 leje drejtimi dhe ka vendosur 2369 gjoba.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11