Siguria ushqimore dhe standartizimi i prodhimit vendas janë direktivat e BE që Shqipëria duhet të përmbushë në procesin screening. Por sa ka avancuar vendi ynë në këtë drejtim? Enriko Ceko: Ne nuk jemi në gjendje të ecim me hapin e Evropës. Evropa, Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor i ka lënë një dritare që të ketë të drejtën të eksportojë në vendet e BE një sasi të caktuar produkti, që vendet e Ballkanit në 20 vite, kurrë nuk kanë arritur të plotësojnë kuotat. Çështja qëndron tek cilësia.